Facebook prezantoi një funksionalitet të ri për përdoruesit të cilët janë të shqetësuar lidhur me privatësinë e fotos së tyre të profilit.
Ditën e sotme rrjeti social filloi një program pilot në Indi i dizajnuar për të mbrojtur fotot e profilit të përdoruesve. “Photo Guard” implementon një sërë masash sigurie të cilat përfshijnë:
- Parandalimin e përdoruesve nga shkarkimi i fotos së profilit të një përdoruesi
- Parandalimi i etiketimit në një foto profili
- Parandalimi i “screenshot” të fotos së profilit të një personi
Kur është i aktivizuar ky funksionalitet është i dukshëm nëpërmjet një kufiri në ngjyrë blu dhe një mburojë rreth fotos së profilit.
Burimi: Lexo.al