Pjesë e katalogut COBISS.AL tashmë edhe Biblioteka Publike e Beratit

123

Biblioteka Publike “Vexhi Buharaja” e Beratit tashmë është bërë pjesë e Katalogut të Përbashkët COBISS.AL.

COBISS.AL është pjesë e rrjetit rajonal COBISS.Net, ku marrin pjesë 1329 biblioteka të vendeve të rajonit, të cilat katalogojnë dhe shkëmbejnë regjistrime bibliografike midis tyre.

Kjo u bë e mundur në sajë të marrëveshjes midis Bashkisë së Beratit, përfaqësueseve të bibliotekës publike, Ardjana Germau, Majlinda Odaxhiu, dhe Institutit të Shkencave të Informacionit në Slloveni (IZUM).

Në bazë të marrëveshjes ky program ofrohet falas. Po punohet në vazhdimësi për të kataloguar të gjithë fondin e bibliotekës.