Ja shërbimet që qytetarët mund t’i marrin online nga Bashkia e Tiranës

112

Për t’iu ardhur sa më pranë qytetarëve, duke iu ofruar shërbime në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe pa humbur kohë në radhë apo zyra, Bashkia e Tiranës vjen me një risi. Si një nga njësitë vendore me numrin më të madh të banorëve në vend, tashmë Bashkia e Tiranës ofron një gamë të gjerë të shërbimeve dhe informacioneve për qytetarët e saj.

Ndaj për t’i mundësuar komunitetit shërbime në kohë reale dhe informacionet e nevojshme, është mundësuar një site i ri, (faqe online) i cili përmirëson ndjeshëm jo vetëm ofrimin e shërbimeve/ informacioneve për qytetarin, për biznesin, apo grupet e interesuara, por përmirëson edhe procesin e funksionimit brenda administratës.

Në faqen zyrtare të mëparshme të Bashkisë Tiranë ofroheshin disa nga shërbimet/ informacionet, ku duhet theksuar fakti se në këtë faqe pasqyroheshin vetëm disa shërbime me natyrë informuese, dhe mungonte një interaktivitet i drejtpërdrejtë me qytetarin.

Qytetarët mund të marrin në kohë reale shërbimet dhe informacionet e mëposhtme:

Çdo qytetar, tashmë ka mundësinë e marrjes së informacionit/shërbimit të plotë e të saktë.

Në të njëjtën kohë, është rritet transparenca për aktivitetin e Bashkisë, duke bërë publike për qytetarët taksat, shpërndarjen e të ardhurave, shpenzimet, investimet e kryera dhe realizohet një komunikim dhe ndërveprim në kohë reale me komunitetin.

Në website çdo qytetar apo biznes gjen mundësinë të përllogarisë në kohë reale vlerën e taksave që do të duhet të paguajnë, sipas rasteve të tyre specifike.

Qytetarët kanë mundësinë të jenë pjesë aktive e vendimmarrjes duke shprehur në platformën e pjesëmarrjes qytetare mendimin e tyre për çështje të propozuara nga Bashkia ose nga vetë ata, duke rritur kështu efektivitetin e projekteve dhe reformave.

Gjithashtu nëpërmjet një forme aplikimi online çdokush mund të paraqesë projekt-idetë e tij/saj, të cilat shqyrtohen nga Bashkia Tiranë.

Çdo qytetar mund të informohet për Njësinë Administrative ku banon në seksionin që njësitë kanë në website. Në kuadër të këtij projekti, qytetarët kanë mundësi që shërbimet ti marrin edhe në zyrat ‘One Stop Shop’ që Bashkia Tiranë po aplikon në Njësitë Administrative, për të lehtësuar mënyrën dhe kohën për të informuar dhe ofruar shërbime për çdo qytetar.

Moduli “Rezervim takimi online”, i mundëson qytetarëve që të rezervojnë një takim në Njësinë Administrative ku ata banojnë.

Një risi e këtij website është edhe pasqyrimi i shërbimeve në hartë, ku qytetarët mund të gjejnë zyrat e administratës, linjat e urbanëve, institucionet arsimore, terminalet, aeroportet, zyrat postare, etj.

Përdoruesit e automjeteve kanë mundësinë të informohen mbi situatën e trafikut në kryeqytet, shoqëruar me pamje në kohë reale dhe me hartë.

Nëse je turist apo qytetar i Tiranës dhe do të dish rreth historikut të qytetit, të vizitosh pikat turistike, të eksplorosh qytetin apo të ndash me miqtë e tu momentet e tua më të bukura, tashmë është më e lehtë përmes guidave dhe informacioneve që lehtësojnë turin tuaj në Tiranë, ofruar për ju në dy gjuhë (shqip, anglisht).