Armando Duka zgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s

109

Ditën e sotme, në Romë, është zhvilluar Kongresi i 43-të i UEFA-s.

Në rendin e ditës së këtij kongresi ishte zgjedhja e Presidentit të UEFA-s dhe antarëve të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, pozicion për të cilin kandidonte dhe Presidenti i FSHF, Armand Duka.

Presidenti Duka ka arritur të zgjidhet në Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s me 36 vota, duke marrë besimin e delegatëve të shumë federatave të mëdha europiane për një mandat 4 vjeçar.

Kjo është hera e parë për  Shqipërinë dhe futbollin shqiptar që kalon kufinjtë e përfaqësimit në institucionet më të rëndësishme europiane sportive.

President i UEFA-s në këtë Kongres u rizgjodh Aleksandër Ceferin,  mandati i të cilit vlen për katër vitet në vazhdim.