Platformat e punësimit online mundësi punësimi në Ballkan, angazhohen mbi 4100 shqiptare

36

Profesionistet në Ballkanin Perëndimor janë bërë të njohur në platformat ndërkombëtare të punësimit në internet.

Pesë vendet (Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia) u renditet në mesin e 10 më të mirëve në botë për numrin e përkthyesve në raport me popullsinë që kanë. Të dhënat e “European Training Foundation” tregojnë se, numri i punonjësve nga Shqipëria dhe rajoni në platformat ndërkombëtare është rritur me 3.5 herë që nga viti 2017.

Të dhënat tregojnë se deri në gusht të vitit 2021 ishin të aktivizuar ë platformat online rreth 4100 profesionistë nga Shqipëria.

Punonjësit e platformës në distancë në Ballkanin Perëndimor janë zakonisht të rinj që kanë pasjisjet e nevojshme dixhitale dhe kanë njohuritë bazike të funksionimit të tyre.

Të dhënat tregojnë se, platformat ofrojnë paga dukshëm më të larta krahasuar me punët tradicionale. Punonjësit e platformave në distancë nga Ballkani Perëndimor, kërkojnë tarifa midis 14-18 USD, nga rreth 20 USD plus që kërkojnë banorët e shteteve anëtare të BE-së.