Pogradec/ Mbi 200 libra të rinj në bibliotekën “Mitrush Kuteli”

77

Mbi 200 libra të rinj pasuruan sot raftet e bibliotekës “Mitrush Kuteli” në Pogradec.

Autorë shqiptarë dhe të huaj me libra të zhanreve të ndryshme tashmë janë në dispozicion të lexuesve pogradecarë.

Fondi i librave që u dhuruan sot për bibliotekën “Mitrush Kuteli” në Pogradec përfshin po ashtu shumë tituj për fëmijë.

Librat u dhuruan nga një shtëpi botuese, ndërsa ky është vetëm fillimi, krahas fondit të posaçëm në rritje që bashkia Pogradec do të vërë në dispozicion për blerjen e titujve të tjerë në këtë bibliotekë dhe pasurimin e mëtejshëm të saj.