Policia këshilla për qytetarët: Si të mbroheni nga mashtruesit në internet

20

Në kuadër të fushatës ndërgjegjësuese #SellSafe – shitje e sigurt, me qëllim mbrojtjen e shtetasve, Policia e Shtetit kërkon prej qytetareve që të bëjnë kujdes duke zbatuar disa rregulla të thjeshta, por të domosdoshme për sigurinë e tyre në rrjet.

Ja se si të mbroheni kur shisni produkte në rrjet nga mashtruesit në internet:

– Sigurohuni që të gjithë punonjësit tuaj të jenë të vetëdijshëm për çështjet e mashtrimit që prekin dyqanet në rrjet;
– Qëndroni të përditësuar mbi llojet e mashtrimeve të pagesave në rrjet që prekin këto lloj biznesesh dhe sigurohuni që të keni mjetet në dispozicion për t’i parandaluar ato. Institucionet e sigurisë, por dhe bankat me të cilat bashkëpunoni do të kenë detaje mbi llojet e mashtrimit të pagesave në rrjet. Kontaktojini!
– Njihini klientët tuaj, në mënyrë që të jeni në gjendje të verifikoni pagesat e tyre.

Këshilla për blerësit në internet:
– Asnjëherë mos dërgoni me e-mail numrin e kartës suaj, PIN-in ose ndonjë informacion tjetër të kartës;
– Asnjëherë mos i dërgoni para dikujt që nuk e njihni;
– Ruani gjithmonë të gjitha dokumentet që lidhen me blerjet tuaja në rrjet;
– Nëse nuk po blini asgjë, mos i paraqitni të dhënat e kartës suaj;

Të nderuar qytetarë, duhet të bëni kujdes gjatë lundrimit në internet, pasi grupet përshtatin vazhdimisht metodat e tyre te mashtrimit në internet, duke iu shfrytëzuar juve dhe këdo tjetër që nuk do të tregojë kujdesin e duhur.

Që nga fillimi i pandemisë, shumë bizneseve iu është dashur të hyjnë në rrjet, për të vazhduar aktivitetet e tyre. Kjo ka bërë që shumë qytetarë të përdorin shërbimet në rrjet disa herë në periudha të shkurtra dhe gjithnjë e më shume blerjet po kryhen në këtë formë, gjë ka rritur mundësinë e sulmeve nga kriminelet kibernetike.

Informohuni në vazhdimësi rreth mënyrave të reja të mashtrimit në rrjet, pasi kriminelët kibernetikë në vazhdimësi ndryshojnë format e tyre të veprimit.

Policia e Shtetit, duke qenë gjithmonë në dispozicionin, fton qytetarët që për çdo informacion që do t’iu nevojitet, problematikë apo denoncim të kontaktojnë Njësinë e Hetimit të Krimeve Kibernetike në adresën e postës elektronike: [email protected], në numrin e telefonit 0694155552, si dhe në aplikacionet Whatsapp, viber etj.

Çdo rast i mashtrimeve gjatë blerjeve në rrjet do të ndiqet profesionalisht, duke iu garantuar një reagim të shpejtë nga Njësia e Hetimit të Krimeve Kibernetike.