Poliklinika e Shkodrës drejt përfundimit

10

Rikonstruksioni i Poliklinikës së Specialiteteve “Bahri Kopliku” në Shkodër, në kuadër të programit të rehabilitimit të infrastrukturës së kujdesit shëndetësor, është drejt përfundimit.

Me ambiente dhe kushte bashkëkohore për stafin mjekësor si dhe aparatura të teknologjisë së fundit, Poliklinika e Shkodrës do të ofrojë akses të shpejtë dhe shërbime cilësore për 200 mijë banorë në 19 specialitete të ndryshme.

Ky investim i qeverisë dhe MSHMS me vlerë 90.388.219 lekë me TVSH, do të bëjë që pasi godina të rehabilitohet plotësisht, të kalojë një transformim të poliklinikës dhe riorganizim të 13 kabineteve mjekësore të specialiteteve të ndryshme, sëmundjeve të brendshme, si dhe ekzaminime laboratorike e imazherike në: kardiologji, gastrohepatologji, reumatologji, endokrinologji, nefrologji, hematologji, pneumologji, pediatri, kirurgji, ORL, neurologji, onkologji dhe alergologji.

Ky institucion shëndetësor do të pajiset edhe me aparatura të reja mjekësore dhe diagnostikuese.

/ata.gov.al