Në kalatat e Portit të Durrësit po përpunohen sot 5 anije tregtare me rreth 10,470 tonë mallra dhe 607 njësi kontejnerike.
Sipas APD-së, janë në përpunim 2 anije me 4200 tonë mallra, 1 anije me 2500 tonë mallra është në radën portuale dhe 2 anije me 3771 tonë mallra dhe 607 Pcs janë në pritje për t’u përpunuar në orët në vijim.
Në gjashtë muajt e parë të këtij viti në Terminalin e Kontejnerëve janë përpunuar në total 82 623 njësi kontejnerike (TEU), duke reflektuar një rritje me 21 % në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Me vënien në funksion të sistemit operativ online Navis 4, ofrohet një standard i ri pune në fushën e përpunimit të kontejnerëve në portin e Durrësit.
/ata.gov.al