Përfundon sinjalistika në aksin nyja e Shkozetit-mbikalimi i Plepave

4

Në segmentin nyja e Shkozetit – mbikalimi i Plepave në Durrës, me gjatësi prej 4 km, kanë përfunduar edhe punimet e sinjalistikës.

Falë kësaj ndërhyrjeje tashmë qarkullimi i automjeteve është lehtësuar ndjeshëm.

Ky segment, pjesë e anashkalimit të Durrësit, është shumë i rëndësishëm pasi shërben për lidhjen e superstradës Tiranë – Durrës nga Nyja e Shkozetit deri në Mbikalimin e Plepave ku lidhet me rrugën Tiranë – Ndroq – Plepa dhe rrugën Plepa – Kavajë – Rrogozhinë.

Të gjitha mjetet e zonës së veriut që lëvizin drejt jugut dhe ato të Portit të Durrësit kalojnë në këtë segment rrugor.

/ata.gov.al