Sallatë Me Ullinj, Arra Dhe Shegë – Një Shije e Munguar Nga Tryeza Juaj

42

Kombinimi i ullinjve, arrave dhe shegëve në një sallatë të thjeshtë e të shpejtë, është fantastik jo vetëm për shijen e mrekullueshme, por edhe për vlerat e shumta ushqyese që ajo përmban.

Kjo sallatë preferohet të shërbehet krah pjatave të mishit, si për shembull biftekut, mishit të derrit të përgatitur në hell ose edhe të peshkut.

Çdo ingredient është i domosdoshëm për të krijuar shijen e saj unike, prandaj këshillohet të mos hiqet asnjë element përbërës i kësaj sallate.

AgroWeb.org u sugjeron të ndiqni më poshtë si përgatitet fare lehtë kjo sallatë dhe të nisni edhe ju përgatitjen e saj në shtëpi.

PËRBËRËSIT

  • 200gr ullinj të gjelbër të shtypur dhe pa fare
  • ¾ filxhan arra, të copëtuara imët me dorë
  • 2 lugë vaj ulliri, ekstra i virgjër
  • ½ filxhan me kokrra shege të freskëta
  • 2 qepë të njoma, të prera
  • ¼ filxhan majdanoz i freskët, i copëtuar
  • 2 lugë çaji koncentrat shege ose melasë
  • 1 lugë gjelle lëng limoni të freskët
  • Kripë dhe piper i zi i bluar
  • Spec i kuq sipas dëshirës

PËRGATITJA

Pasi të keni gati të gjithë përbërësit, mjafton t’i vendosni ato së bashku në një tas dhe t’i trazoni mirë e mirë.

Ju mund ta shërbeni këtë sallatë menjëherë, por nëse dëshironi një aromë dhe shije më të fortë, mbulojeni dhe ruajeni në frigorifer për 1 ose 2 ditë. Pak para se ta konsumoni, lëreni të qëndrojë në temperaturë dhome.

Shënim: Nëse ullinjë janë shumë të kripur, shpëlajini me ujë të freskët para se t’i përdorni.

Më pas provoni një dhe nëse është ende shumë i kripur atëhere zhytini në ujë të vakët për 30 minuta. Më pas kullojini dhe shpëlajini përsëri.

/agroweb.org