Porto Romano, investim me rëndësi strategjike të jashtëzakonshme

4

Porti i ri tregtar i Porto Romanos është një investim i një rëndësie strastegjike të jashtëzakonshme për Shqipërinë.

Gjatë një interviste në medie, porti tregtar i Durrësit do të jetë fitimprurës për shtetin dhe shqiptarët.

Pporti nuk është spostuar nga aty për t’i hapur rrugë mundësisë për investim.

Porti aty është spostuar sepse ai port është një turp i pashembullt në mes të Europës. Ai port është burim shëmtie që ngarkon e shkarkon qymyr, çimento mu në zemër të qytetit është një port që i përket kohës që nuk është bota jonë, por bota e shkatërruesve të rithemeluar.

Porti i ri tregtar i Porto Romanos është një investim i një rëndësie strategjike të jashtëzakonshme për Shqipërinë. Ai port mundëson përpunim të volumeve shumëfish se sa ato që mund të përpunohen sot.

Njëkohësisht, porti do të ketë edhe kompenentin ushtarak si bazë e NATO-s e para bazë ushtarake e NATO-s e ndërtuar në Europë për këtë qëllim në këtë kohë.

Porto Romano lidhet me dy porte te thata në Pristhinë dhe në Strugë.

Porto Romano vendos Shqipërinë në pozitë strategjike jashtëzakonisht të fortë, sepse duke pasur parasysh financimet për hekurudhën e Korridorit 8, lidhjen direkte Itali-Shqipëri-Maqedoni e Veriut dhe më tej, krijon akses më të shpejtë dhe mundësi ekonomike në raport me atë që ndodh sot në Portin e Selanikut.

“Shqipëria 2030” do të jetë momenti ku çdo shqiptar që ka një punë të zakonshme dhe punon për një të huaj, nuk do ta ketë një zgjedhje të detyruar, por një zgjedhje nga dëshira.

/ata.gov.al