Portreti i rrallë i Skënderbeut me degë pemësh shfaqet në Orosh

184

Në qëndër të Oroshit, në një lëndinë të pjerrët, këto ditë është shfaqur portreti gjigant i Heroit ton Kombëtar. Skulptori, bir i Oroshit Llesh Biba, e ka gdhendur atë në lëndinë me mjete rrethanore si degë të holla pemësh, lëkura të tyre dhe bar lëndine ku ka bërë kuriozë mjaft vizitorë të huaj dhe vendas.

Oroshi  është një zonë malore mjaft atraktive me mundësi të shumta për zhvillimit e agroturizmit dhe turizmit malor. Janë të përhapura lëndinat, burimet, shpatet e thepisur dhe kullotat alpine. Zona më interesante është Nënshejti me burime uji dhe” Fushat e Lugjeve” me mundësi për turizmin malor. Oroshi është gjithashtu një vend i rëndësishëm historik dhe kulturor.Këtu ndodhej bërthama e krijimit të krahinës së Mirditës dhe njëkohësisht në shek XV ka qenë një nga qendrat më të rëndësishme të rezistencës anti osmane.

Në Orosh ka qenë edhe abacia e Mirditës. Kjo është një zonë me mjaft objekte të trashëgimisë kulturore dhe të kultit.Ka një histori të pasur bëmash dhe ngjarjesh që lidhen dhe me Heroin tonë Kombëtar Skënderbeu. Dhe pikërisht, në Vitin e Skënderbeut edhe në Orosh është shfaqur madhërishëm portreti i Heroit tonë Kombëtar.