Pranë përfundimit shkolla 9-vjeçare në Patos, do jetë gati për vitin e ri akademik

98

Po shkon drejt përfundimit rikonstruksioni i shkollës 9-vjeçare “Meleq Gostnishti” në Patos, ndërsa ambientet janë transformuar totalisht me kushte dhe standarde bashkëkohore.

Kjo shkollë pritet të jetë gati për vitin e ri arsimor, duke pritur qindra nxënës në ambiente tërësisht të reja, me një palestër të shtuar dhe klasa tepër moderne.

Godina është rikonceptuar me më shumë ambiente, ku kati i sipërm do të shërbejë për klasat laboratorike dhe do ndërtohet një palestër me të gjitha parametrat e duhur.

Sheshpushimi po ashtu do të trajtohet me lulishte dhe kënde sportive, ndërsa rrethimi do të unifikojë lidhjen me lulishten e lagjes ”1 Maji.

Shkolla “Meleq Gostnishti” në Patos po restaurohet me fonde të buxhetit të shtetit.