Unaza Verilindore e Tiranës; Nis puna për asfaltimin e Lotit 2

42

Unaza e Madhe e Tiranës është një vepër e rëndësishme për banorët e kryeqytetit, por edhe për të gjithë udhëtarët shqiptarë dhe të huaj.

Në Unazën Verilindore të Tiranës, nis puna për asfaltimin e Lotit 2.

Ndërkohë në pjesën e Loti 2 të Unazës së Tiranës, që shtrihet e gjitha në territorin e bashkisë së Kamzës, kanë përfunduar të gjitha veprat e artit dhe është hapur trupi i rrugës për punimet asfaltike.

Unaza e Madhe e kryeqytetit përbën një segment prej 27 kilometrash të gjatë. Përfundimi i saj do të lehtësoj trafikun brenda Tiranës, ndërsa e lidh kryeqytetin me të gjithë rrugët dalëse kombëtare.

/ata.gov.al