Produktet “Made in Albania”, Lushja dhe Fieri rekord eksportesh në BE

26

128 trajlera me prodhime bujqësore janë eksportuar gjatë dy javëve të para të muajit shtator, nga qendrat e grumbullimit në Lushnjë dhe Fier.

Ndonëse është fundi i sezonit për prodhimet e dyta në sera, domatet, speci, kastraveci e kungujt kryesojnë eksportet edhe në këtë periudhë, përkatësisht në sasitë 800 tonë, 630 tonë, 312 tonë dhe 130 tonë.

jatë periudhës 1 deri 15 shtator nga qendrat e grumbullimit bujqësor të Lushnjës dhe Fierit, janë nisur për eksport 128 kamionë trajlera

Nga tregu i Lushnjës dhe i Fierit janë eksportuar 2 183 tonë prodhime bujqësore të freskëta në mbi 15 shtete të rajonit dhe BE-së, vetëm në dy javët e para të shtator 2020, shifër kjo 5% më e lartë se në të njëjtën periudhë një vit më parë.

Kondi tha se gjatë kësaj periudhe po eksportohen në sasi të konsiderueshme edhe produktet si lulelakër, bamje, karrota, brokoli, pjepër e presh, krahas pemëtoreve si fiq, pjeshkë e fruta pylli.