Profil emocionues i “The Guardian” për Elseid Hysaj/ Si u bë djali i një emigranti ylli i Seria A

406

gardian

 

Kjo është përralla e një babai, një djali dhe një premtimi të bërë. Përralla se si një emigrant shqiptar do të ndihmonte të birin e talentuar të udhëhiqte entuziazmin e një vendi të tërë në Kampionatin Europian.

Duhet shumë për tu bërë një lojtar i rëndësishëm në ditët e sotme. Kërkohet talent, dëshirë, sakrificë, punë e vështirë dhe një fije fati sigurisht. Por duhet edhe besimi i palëkundur i një babai që kishte bërë një premtim me zemër të thyer se talenti në futboll i djalit të tij nuk do të kalonte pa u bënë re. Kjo është historia e Elseid Hysaj, mbrojtësi i djathtë i Napolit dhe Shqipërisë.

Një sezon i shkëlyer ai 2015-2016 në klubin e Serie A e bëri 22-vjeçarin një nga premtuesit më emocionues në futbollin evropian. Flitet se së fundmi e kërkojnë Bayern Munich, Atlético Madrid, Chelsea, dhe madje edhe Barcelona. Asgjë nga këto nuk do të ishte bërë e mundur nëse babai i Hysajt, Gëzimi, një emigrant shqiptar në Itali nuk do të besonte verbërisht në mundësitë e Elseidit që njihet si Elsi që kur goditi topin e parë të futbollit.

Si shumë shqiptarë në gjatë viteve “90, Gëzimi rrezikoi jetën e tij duke udhëtuar me skaf dhe gomone për të punuar në Itali si një ilegal, për të bërë të gjitha llojet e punëve në mënyrë që në fund të garantonte të mirat për familjen e tij. E kishte bërë atë udhëtim të rrezikshëm disa herë përmes detit Adriatik në mënyrë që të dërgonte para në Shqipëri ku i vogli Elsi ishte duke u rritur nga e ëma. Duke u përpjekur në një nga shoqëritë diletante të futbollit në qytetin e tij Shkodrën, Hysaj nisi të tregojë talentin e tij në futboll që në moshë të re. I ati e kuptoi dhe një shaka e fatit e ndihmoi që t’i garantonte jetën të birit për mirë.

Një nga punët që emigranti shqiptar kishte bërë shpesh në Itali gjatë viteve të qëndrimit të tij ishte punëtor ndërtimi. Në verën e vitit 2004, Gëzimi nisi të punojë në shtëpinë e një farë Marco Piccioli, agjent i FIFA i regjistruar në Itali që kishte arritur të zbulonte disa futbollistë goxha të njohur. “Im bir është një futbollist. A mund t’i gjesh atij një skuadër? – i kërkoi një ditë Gëzimi agjentit megjithëse Elseid ishte vetëm 10 vjeç. Ai duke qeshur i tha: “Është i vogël. Sille këtu pas 4 ose 5 vitesh”.

Përgjigjja nuk e shkurajoi Gëzimin që kishte arritur të vendoste një kontakt me Piccioli. Ndërkohë i vogli Hysaj vazhdonte të luante për një nga skuadrat amatore në Shkodër, megjithëse ishte tërhequr nga një zbulues i Akademisë së skuadrës kryesore të qytetit Vllaznia. Futbollisti i krahut të djathtë u evidentua si një mbrojtës i mirë në kampionatet e fëmijëve duke treguar kapacitet në çdo takim të luajtur dhe duke mbrojtur me lehtësi detyrë që i jepej. Këtë vlerë vazhdon ta ruajë edhe sot.

Kur Elseid u bë 14-vjeç, Gëzimi vendosi se kishte ardhur koha që t’i kujtonte agjentit italian atë gjysmë-shaka dhe gjysme-deklaratë që kishte bërë disa vite më parë. Ai e takoi Piscoli dhe i kërkoi nëse mund t’i rregullonte një takim për të birin në një nga akademitë italiane. Agjenti i ktheu një përgjigje pozitive duke vendosur kontakte te Fiorentina dhe duke i siguruar një provim. Hysaj udhëtoi drejt Italisë dhe goditi që në herën e parë te klubi italian që kërkoi të firmosë për ta. Por për çështje dokumentash dhe procedurash burokratike pasi ai ishte djali i një emigranti dhe një ekstrakomunitari në Itali. Kështu, ndërsa Fiorentina po mendohej nëse duhet të firmoste apo jo me të riun Empoli tregoi vullnet që ta mbyllte ai kontratën dhe duke i ndjekur ato hap pas hapi.

Kështu Hysaj nisi të luante në Akademinë e Empolit në vitin 2009 dhe tregoi menjëherë se ishte një hap përpara shokëve të tij në skuadër me të njëjtën moshë. Luante rregullisht për skuadrën e 16 vjeçarëve dhe me kalimin e kohës u thirr nga skuadra kombëtare e Shqipërisë për tu përfaqësuar me ta në kampionatin Europian U17 në 2010-ën. Në nëntor 2011 bëri debutimin e tij me skuadrën e parë të Empolit duke luajtur 90 minuta në një ndeshje të Kupës së Italisë kundër klubit që e kishte lënë ti ikte, Fiorentina.  Një vit më pas u bë një lojtar i rregullt i Empolit nën drejtimin e trajnerit Maurizio Sarri dhe duke marrë thirrjen e tij të parë në skuadrën kombetare të Shqipërisë duke u bërë lojtari i tretë më i ri që kishte veshur ngjyrat kuqezi në ndeshjen kundër Gjeorgjisë në moshën 18-vjeçare. Më pas do të vinte një sezon brilant me Empolin dhe me Shqipërinë duke e bërë Hysajn një emër të njohur në Itali dhe në vendin e tij të lindjes. Forma që kaloi e çoi drejt një kontrate me Napolin në verën e vitit 2015 dhe duke i garantuar një vend në skuadrën që shkoi në “Euro 2016” si krenari e një kombi dhe një prej qyteteve që nxjerr talente.

Ndërsa pjesa më e madhe e futbollistëve i shpenzojnë paratë e tyre me veshje apo makina, një nga gjërat e para që bëri Hysaj ishte garantimi i sakrificës që kishte bërë i ati të mos kalonte e pa vënë re. Në fillim të vitit 2014 në Firence në “Via della Casella”, “Bar Elsi” u hap për klientët dhe Gëzim Hysaj tani është drejtor i përgjithshëm i biznesit të tij të parë. Bari është bërë një pikë takimi për të gjithë shqiptarët që jetojnë në Itali, por edhe për tifozët e futbollit që herë pas here u rastis të takojnë një yll të Seria A.

“Jam i sigurt se ditët e tij të punëtorit kanë përfunduar. Egli ka punuar dhe sakrifikuar mjaftueshëm dhe ndoshta tani është momenti që ai ka filluar të marrë mbrapsht frytet”. 20-vjeçari po kthen te i ati atë ka marrë. Pra, është e vërtetë shprehja “molla nuk bie larg pemës së saj”.

Marrë nga “The Guardian”, përgatiti lapsi.al/