Projekti 2 milion euro, merr formë Unaza e re e Peshkopisë

258

Investimi është mirëpritur nga banorët, të cilët thonë se po shpëtojnë nga balta e pluhuri që mbulonte zonat periferike.

Deri tani është asfaltuar 2.2 kilometra rrugë.  Krahas saj, ka trotuare e ndriçim, që më parë mungonin në periferi të Peshkopisë.

Projekti me vlerë 2 milion euro është financim i qeverisë shqiptare dhe parashikon ndërtimin e aksit rreth 3.5 km dhe një urë 20 metra të gjatë.