FOTOT/ Rikonstruktohet shkolla “Demokracia”, ambiente moderne për nxënësit në Kurbin

17

Shkolla 9-vjeçare dhe kopshti “Demokracia” në Kurbin janë rikonstruktuar tërësisht pas tërmetit duke ofruar kushte më të mira për nxënësit.

Me 9 klasa, 3 laboratorë, ambiente të jashtme sportive dhe standarde të sigurisë dhe cilësisë, sipas parimeve të Building Back Better, shkolla dhe kopshti janë pjesë e Programit të BE-së ‘EU4Schools’, që zbatohet nga UNDP.

Nga investimi përfitojnë mbi 100 nxënës të shkollës dhe rreth 30 fëmijëve të kopshtit, së bashku me stafin e mësuesve dhe edukatorëve.

Në total, në gjithë vendin janë 58 shkolla që ndërtohen me financimet e KE-së, ndërkohë që vetëm në Kurbin janë 4 shkolla dhe 2 kopshte që po ndërtohen nga programi i KE-së.