Rikthehet “Dumbo”, por jo i animuar. Filmi për fëmijë tashmë me aktorë realë

0
50

Elefanti fluturues do të rikthehet pas 77 vitesh. “Dumbo” këtë herë nuk do të jetë i animuar, por do të interpretohet nga një kastë aktorësh, të përzgjedhur nga regjisori Tim Burton.

Filmi u publikua për herë të parë në vitin 1941 dhe fitoi zemrën e publikut, duke u kthyer në një ndër më të dashurit, jo vetëm për fëmijët.

Dumbo ishte një elefant, ndryshe nga të tjerët, pasi veshët e tij ishin aq të mëdhej sa e pengonin të ecte. Ai tallej nga pjesa tjetër e kafshëve. Për t’i treguar të gjithëve se ishte i veçatë, Dumbo me anë të veshëve mësoi të fluturojë.

Shumë njerëz ishin skeptikë përsa i përket filmit të ri. Ata mendonin se asnjë prodhim nuk do të ishte aq perfekt sa i pari. Por traileri i publikuar tregon se elefanti fluturues do të jetë po aq magjepsës sa origjinali.

Regjia e “Dumbo” i është besuar regjisor Tim Burton. Pjesë e filmit janë një kast ti vërtetë yjesh, kryesuar nga Colin Farrell, Danny DeVito, Eva Green dhe Michael Keaton. Filmi do të shfaqet më 29 mars vitin e ardhshëm.