Projekti “Në Fshat”, 40 të rinj eksplorojnë historinë dhe natyrën në zonat rurale

56

Janë 40 të rinj e të reja të përfshirë në projektin “Në Fshat” një nismë e ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural financuar nga Qeveria Gjermane, nëpërmjet GIZ në Shqipëri, që kanë nisur të jetojnë në fshat duke eksploruar në praktika të ndryshme pune që ofrojnë zonat rurale.

Kështu grupi i të rinjve i vetëquajtur “Polifonikët” i kanë kaluar ditët e para të kësaj eksperience duke eksploruar historinë dhe natyrën e rajonit të Gjirokastrës, Përmetit dhe Tepelenës.

Ata kanë zhvilluar takime me kryepleqtë e fshatrave, vizita në stallat e bagëtive si dhe shumë ndalesa në kishat e teqetë e zonës.

Pjesa më e bukur? Polifonikët u bënë miq e mysafirë edhe në shtëpitë rastësore ku ndaluan, jo vetëm në intinerarin e paracaktuar. Midis vjeljes së rrushit dhe mjeljes së dhive, grupi i të rinjve, vërtetë po kalon një eksperiencë 100% “Në Fshat”.

Sipas programit të përcaktuar, grupi i të rinjve do të kalojnë ditën e parë në fshatin Asim Zeneli, ditën e dytë në fshatin Dhrovjan, të tretën ditë në fshatin Hoshtevë, më pas në Labovë e Sipërme, dhe ditën e pestë do të qëndrojnë në fshatë Nepravishtë.

Përgjatë 32 ditëve 260 studentë aplikuan nga e gjithë Shqipëria, për t’u bërë pjesë e këtij projekti, nga të cilët do të përzgjidhen 40 studentë.

Projekti sjellë një perspektivë të re për studentët, që do të kontribuojnë në komunitetin rural.

“Ndihmo një banor në fshat” apo promovimi i potencialit turistik në fshatra janë eksperienca që u ofrohen të rinjve për një periudhë dy javore në 11 qarqe të vendit; Shkodër, Kukës, Dibër, Lezhë, Elbasan, Korçë, Kolonjë, Pogradec, Gjirokastër, Përmet, Tepelenë.

GIZ Albana dhe MZHBR iu drejtua studentëve që po kërkojnë një eksperiencë të re, e cila vjen në ndihmë të komunitetit rural në Shqipëri, të aplikonin nga data 10 gusht deri në 10 shtator, për të marrë pjesë në eksperiencën dyjavore në një nga zonat e përzgjedhura të Shqipërisë.

Projekti “Në Fshat” synon të ndihmojë zhvillimin e turizmit rural duke krijuar një urë lidhëse midis të rinjve shqiptarë me banorët dhe veprimtarinë e 4 zonave të përzgjedhura:

-Shkodër / Kukës;

-Dibër / Lezhë / Elbasan

-Korçë / Kolonjë / Pogradec

-Gjirokastër / Përmet / Tepelenë.