Vlora, destinacioni i 76 kroçerave turistike dhe 91 velierave në 10 muaj

25

Bregdeti i bukur i Vlorës me ujin e kristaltë dhe plazhet mahnitëse po tërheqë gjithnjë e më shumë turistët e huaj, që vizitojnë këtë qytet në çdo stinë.

Gjatë 10 muajve të parë të vitit numri i velierave, kroçerave dhe jahteve turistike që janë ankoruar në portin e qytetit jugor bregdetar, ka shënuar një rritje të dukshme.

Gjatë periudhës janar-tetor në portin e Vlorës kanë ardhur 91 veliera dhe 76 kroçera, jahte dhe katamarane