Pse nuk duhet ta mbani çokollatën në frigorifer?

8

Çokollata preferohet nga shumë njerëz, kur nuk e hamë, zakonisht e mbajmë në frigorifer, e ndërsa shmangim mbajtjen jashtë frigoriferit për shkak të ndryshimeve të temperaturës, nuk është një vendim i zgjuar, sepse në frigorifer mund të marrë njolla të bardha dhe të humbasë shijen.

Notat aromatike të kakaos dallohen në temperatura më të larta, ndaj nëse dëshironi të ndjeni shijen, çokollata duhet të ruhet jashtë frigoriferit, në një vend të freskët dhe të errët.

Temperatura ideale është nga 18 deri në 21 gradë Celsius, sepse atëherë nuk është shumë e nxehtë për t’u shkrirë, dhe as shumë e ftohtë, si në frigorifer, për të humbur shijen.

 

 

Për sa i përket afatit të ruajtjes së çokollatës, nëse jeni dikush që nuk e hani të gjithën me një herë, mund ta ruani dhe do të zgjasë deri në disa muaj pas datës së skadencës.

Kjo datë është vetëm një vlerësim i përafërt, dhe çokollata zakonisht zgjat shumë më gjatë për shkak të flavonoideve që parandalojnë oksidimin e yndyrës.

Çokollata e zezë ruan cilësinë e saj për kohën më të gjatë, deri në një vit pas datës në etiketë, qumështi deri në gjashtë muaj dhe e bardha vetëm disa muaj.

Marrur nga: lajme.al