Punësimi i studentëve, ja qytetet ku janë vendet e lira të punës (VIDEO)

45

Tashmë çdo student i shkëlqyer në rezultate akademike që është në kërkim të një vendi pune mund të aplikojë në platformën ‘punetembare.al’ për t’u punësuar pa konkurs.

Sikurse ishte premtuar edhe më herët që punësimi i ekselentëve do të vijonte si një proces i rregullt me thirrje të ndryshme, nga dita e djeshme u lajmëruar edhe çelja e thirrjes së dytë.

Referuar të dhënave të Departamentit të Administratës Publike janë 219 vende vakante në total prej të cilave 110 vende vakante në Tiranë, 109 vende vakante në 17 qytete të tjera të vendit në 90 institucione shtetërore.

Thirrja II e ekselentëve!

? Thirrja II për punësimin e ekselentëve në administratën shtetërore. ?? 219 vende vakante gjithsej? 110 vende vakante në Tiranë? 109 vende vakante në 17 qytete të tjera të vendit?? 90 institucione shtetërore? Je ekselent me mesatare 9.00 – 10.00 i diplomuar nga viti 2015 e në vijim??‍??‍? Apliko tani në platformën ? punetembare.al

Gepostet von Departamenti i Administratës Publike – DAP am Mittwoch, 4. September 2019

DAP fton çdo student ekselent që është diplomuar nga viti 2015 e në vijim dhe që ka mesatare të notave mbi 9, që të shfrytëzojë mundësinë e punësimit pa konkurrim.

Të interesuarit mund të aplikojnë deri në 20 shtator 2019, pra nga dita e sotme kanë afat vetëm 15 ditë. Fituesit përfitojnë një përvojë pune 1 vjeçare, por gjithashtu do t’ju jepet mundësia të konfirmojnë pozicionin e tyre të punës duke kapërcyer mungesën e eksperiencës gjatë fazës së rekrutimit me konkurs.