Punët që ju sjellin të ardhura duke përdorur vetëm telefonin tuaj

48

Ka disa punë që kërkojnë pak më shumë se një smartphone për tu bërë. Por teknologjia e ka bërë më të thjeshtë për të shkurtuar distancat duke ofruar mundësi të reja për të bërë disa punë nga telefoni juaj dhe sigurisht të merrni të ardhura.

Ja disa punë që mund të bëni ju dhe smartphoni juaj por që sigurisht kërkojnë dhe profesionalizëm në fusha të veçanta të përdorimit.

Suporti teknik   

Nëse keni njohuri në lloje të ndryshme të softuerëve ose pajisjeve, mund të merrni një punë si një ekspert për mbështetje teknike me vetëm një telefon. Kjo punë ju mundëson të gjeni klientë edhe që jetojnë në një vend tjetër thjesht duhet të gjeni gjuhën e përbashkët të komunikimit. Në SHBA këto lloj punësh sigurojnë rreth 35000 dollarë në vit.

Mësues i gjuhës

Ka disa programe që mund t’i përdorni për t’u lidhur me njerëzit që përpiqen të mësojnë një gjuhë të huaj, dhe në shumicën e rasteve, aftësia e vetme që ju nevojitet është një komandë solide e gjuhës suaj amtare ose në rastin më të mirë aftësitë e njohjes së një gjuhe të huaj.

Një folës anglez me një smartphone mund të përdorë një program si NiceTalk për të bërë rreth 10 dollarë në orë. Nuk është një punë e lodhshme, por e lehtë që mund të bëni nga divani ose krevati.

Testues  aplikacionesh

Ju tashmë jeni ulur duke përdorur telefonin tuaj gjatë gjithë ditës, apo jo? Pra, pse të mos e përdorni për të testuar aplikacione të reja dhe të konsultoheni me zhvilluesit e tyre, duke ndihmuar në shpërndarjen e softuerit dhe duke fituar disa të holla. Ju mund të përdorni një platformë si AppNana për t’u bërë një testues i aplikacioneve të smartphone dhe për të fituar karta dhuratë, softuer të lirë dhe më shumë.

Operator telefonik

Ndryshme nga ç’mund t’ju jetë krijuar ideja, ju nuk duhet të keni patjetër një kompjuter për të punuar si operator telefonik. Në varësi të fushatave që ofrojnë kompani të ndryshme telefonike, po prezantojnë edhe të punuarit si operator telefonik duke pasur nevojë vetëm për një celualr por në këtë rast edhe për kufje. Në varësi të vështirësisë së fushatave varion edhe pagesa.

‘Influencer’ në media sociale

Është një punë që shumë të rinj po e bëjnë, ju thesht postoni foto dhe rrisni ndjekësit dhe në këtë mënyrë kompani apo marka të ndryshme do ju paguajnë ju për të reklamuar produktet apo shërbimet e tyre.