Punime intensive në Lotin 2 të rrugës Korçë-Ersekë, shkurton në 20 minuta kohën në këtë aks

56

Në kantierin e lotit të 2 të rrugës Ersekë, Kolonjë vijon me ritme të larta puna për ndërtimin e  saj.

Kjo rrugë jo vetëm do ta shkurtojë në vetëm 20 minuta kohën në këtë aks, por edhe do të ofrojë një udhëtim panoramik përgjatë peizazheve të mrekullueshme të Kolonjës, duke e integruar më së miri krejt këtë zonë në ofertën turistike të Korçë.

Ndërtimi i aksit rrugor Korçë-Ersekë nuk do të shërbejë vetëm për të përmirësuar lëvizjen e automjeteve. Projekti përfshin edhe ndërtimin e trotuareve, korsive të biçikletave, ndriçimin dhe gjelbërimin.