Punimet/ Liqeni i Farkës me pedonale, pistë vrapimi dhe korsi biçikletash

103

Liqeni i Farkës do ketë pedonale të re, pistë vrapimi dhe korsi biçikletash. Aktualisht po punohet për transformimin e zones me synimin për ta shndërruar atë në një destinacion turistik.

Liqeni artificial i Farkës u ndërtua në vitet ’80 të shekullit të kaluar, dhe është një nga liqenet më të mëdhenj në Shqipëri i cili është përdorur për vaditje. Liqeni ndodhet në pjesën jugore dhe jugperëndimore të qytetit të Tiranës.

Terreni përreth liqenit të Farkës shtrihet në një sipërfaqe 11.000 m2 dhe gjatësi prej 760 m linearë. Kjo zonë dallohet për biodiversitetin dhe peizazhin tërheqës kodrinor, si dhe trashëgiminë natyrore.

Duke qenë fare pranë Tiranës, liqeni i Farkës po kthehet në një vendndodhje gjithnjë e më të vizituar, sidomos gjatë fundjavave