Rikonstruktohen 180 pallate në Durrës (FOTOT)

21

Në bashkinë e Durrësit është drejt përfundimit një tjetër etapë e rëndësishme e procesit të rindërtimit.

Aktualisht vijon puna në 180 pallatet e fundit me shkallë dëmi DS1-DS2-DS3, te të cilët po riparohen fasadat dhe ambientet e përbashkëta.

405 pallate, me këto shkallë dëmi, kanë përfunduar deri tani dhe familjet që jetojnë në to i janë rikthyer normalitetit

Riparimi i qindra pallateve në Durrës me dëmtime të tilla ka bërë të mundur rikthimin në shtëpitë e tyre të mijëra familjeve të prekura nga tërmeti.