Qeleshja shqiptare/ Familja nga Prizreni trashëgon zanatin prej më se 1 shekulli

39

Prej më shumë se një shekulli, familja Gjurgjialo në Prizren të Kosovës, merret me punimit të plisit, qeleshes së bardhë tradicionale të shqiptarëve.

Qeleshepunuesi, Naxhi Gjurgjialo e ka trashëguar zanatin nga gjyshi e babai, e më pas ia ka mësuar edhe bashkëshortes së tij Ergylen, me të cilën ka 35 vite të martuar.

Që prej asaj kohe Ergyle nuk kanë ndalur së punuari plisat e të gjitha trevave shqiptare, të cilët pavarësisht ndryshimit të mënyrës së veshjes në jetesën moderne, vijon të jenë të pazëvendësueshme.

Në atelienë e tyre modeste, nuk mungojnë as veshjet kombëtare si dhe aksesorët modern, si çanta e kapele të ndryshme të bëra me lesh deleje, të cilin ato e sigurojnë nga kontinenti i largët, Australia.