Qeveria merr vendimin: Maska e detyrueshme në ambientet e mbyllura

60

Qeveria ka vendosur që maskat të jenë të detyrueshme në ambientet e mbyllura.

Nëpërmjet vendimit të sotëm të qeverisë dhe aktit normativ, detyrimi për përdorimin e maskave jo mjekësore/barrierave mbrojtëse për mbrojtjen ndaj transmetimit të Covid-19 do të jetë detyrim për çdo individ në të gjitha ambientet e mbyllura; në administratën publike dhe jo publike; në transportin publik; në zyra, shkallë pallati, ashensorë, në qendrat tregtare, dyqane, supermakatat, tregjet dhe njësitë e shërbimit.

Në rastet e moszbatimit të vendimit do të ketë penalitete.

Mbajtja e maskës, larja e duarve dhe distanca fizike janë tre mënyrat e vetme për të mposhtur virusin, derisa të kemi një vaksinë, ndaj PO.AL e gjykon të rëndësishme dhe inkurajon lexuesit e saj në zbatimin e këtyre tre rregullave.