Qeveria miraton rreth 5200 ‘paga lufte’ të tjera, ja kush përfiton

55

Qeveria shqiptare ka miratuar edhe 5 mijë e 191 ‘paga lufte’ për punonjësit dhe të larguarit nga puna për qershorin e vitit 2020.

Efekti financiar është 134 milion e 966 mijë lekë dhe është siguruar nga fondi rezervë i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor.

Këto paga i shkojnë sektorit të Transportit Rrugor të Udhëtarëve për lehtësimin e pasojave nga vonesa e detyruar e nisjes së aktivitetit në muajin qershor.