Shifrat fantastike, eksportet e shalqirit “made in Albania’ shënojnë rekord botëror

119

Shqipëria renditet e 29- ta në rang botëror për eksportet e shalqirit “made in Albania”, që vitet e fundit kanë kapërcyer ndjeshëm shifrat mesatare të eksporteve që shënohen nga vende të ndryshme të botës.

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, publikoi fakte mbi tregun shqiptar ku krahas domates, kastravecit, specit edhe shalqiri është një tjetër kulturë e radhës, mjaft e kërkuar nga tregu i huaj dhe dominon në produktet bujqësore vendase, me shifrat pozitive të prodhimit dhe të eksporteve.

Sipas statistikat zyrtare, eksportet e shalqirit në harkun e 10 viteve të fundit u rritën me 10. 349 tonë.

20. 829 tonë shalqi u eksportuan 2010. Ndërsa në vitin 2019, eksportet e shalqirit u rritën në 31.178 tonë, shifër kjo që e rendit Shqipërinë në vendin e 29-të në rag botëror për eksportet e shalqirit.

Fakt është se gjatë këtyre 10 viteve është rritur me 60 mijë tonë prodhimi i shalqirit në vend, ndonëse është ulur sipërfaqja e tokës së mbjellë me shalqi.

Sipas statistikave, zona e mbjellë me shalqi në vitin 2010 shënonte 5.488 ha kundrejt sipërfaqes prej 5 801 ha që ishte në vitin 2010.

Ndërsa prodhimi i shalqirit u rrit 259 207 tonë në 2019, kundrejt 199.364 tonëve në 2010.

Rritja e prodhimit të shalqirit ka sjellë përmirësim pozitiv të bilancit tregtar për këtë kulturë. Kështu importet e shalqirit janë ulur në 104 tonë në 2019 kundrejt 164 tonëve që ishin në  në vitin 2010.

Eksportet e shalqirit “Made in Albania” kryesojnë në tregun rajonal, Kosovë, Maqedoni, Mali i Zi, Serbi por vitet e fundit po zgjerohet harta gjeografike edhe në vendet e BE-së, si Austri, Danimarkë etj.