Kurveleshit dhe Luginës së Drinos i shtohen 600 pisha të reja

22

Të mbledhur në grupe, me lopata dhe fidanë të rinj nëpër duar, anëtarët e rrjetit “Shpëtimtarët e Kalit të Qyqes” ndërmorën një aksion komunitar për mbjelljen e 600 pishave përgjatë territoreve të folezimit të kalit të qyqes (Neophron percnopterus).

Aksioni në fjalë tregoi më së miri se si një grup dashamirësish të natyrës mund të kontribuojnë për ruajtjen dhe ri-jetësimin e habitateve natyrore.

Akoma më tej, ky proces afroi një numër të konsiderueshëm individësh me problematikat e panumërta me të cilat përballet kali i qyqes, duke rritur ndërgjegjësimin dhe përkatësinë e tyre kundrejt shkabës së fundit folezuese në Shqipëri./ Protection and Preservation of Natural Environment in Albania