Qofte me Hithra – Të lehta, Plot Shije e Shëndet

39

Një recetë fantastike, e shëndetshme, e pasur në vlera ushqyese.

Kombinohet në mënyrë të shkëlqyer me sallata të freskëta të stinës, supë e gjellë të thjeshta por edhe byrekë shtëpie etj.

Mësoni më poshtë hapat e thjeshtë që ju duhen dhe shijojeni bashkë në familjen tuaj.

Qofte me Hithra

Përbërësit

  • 500 g hithra
  • 3-4 lugë gjalpë
  • 2 gota me bukë të thekur të grirë
  • 1 gotë me djathë të bardhë të thërrmuar
  • Një majë luge çaji me kripë
  • 4 vezë
  • Gjysmë luge çaji me piper të zi

Përgatitja

Vendosni në zjarr një tenxhere me ujë dhe kur të valojë hidhni gjethet e pastruara të hithrave.

AgroWeb.org ju këshillon që t’i lini thjeshtë 10-15 minuta dhe më pas kullojeni duke shtrydhur ujin e tepërt.

Në një tas hidhni hithrat e ngrohta dhe gjalpin e zbutur në temperaturë ambienti.

Shtoni bukën e thekur të grirë, djathin dhe nëse dëshironi mund të shtoni gjysmë qepe të grirë, përzjejini mirë që përbërësit të krijojnë një masë homogjene.

Hidhni vezët dhe më pas jepini shije përmes kripës dhe piperit sipas dëshirës suaj.

AgroWeb.org ju këshillon që të kontrolloni njëherë nëse djathi ka kripë, pasi t’i shtoni kripën përbërjes.

Lëreni të qëndrojë përreth 30 minuta, ndërkohë që ngrohni furrën në 200 gradë Celsius.

Përgatisni një tavë  duke e lyer me vaj ulliri apo gjalpë.

Me ndihmën e një luge çaji krijoni toptha të vegjël me përbërjen e hithrave.

Nëse brumi është pak i ngjitshëm, AgroWeb.org ju sugjeron që gjatë punës të njomni duart me pak ujë.

Në një pjatë hidhni pak bukë të thekur, aty do të rrotulloni topthat me hithra derisa e gjithë sipërfaqja të jetë e mbuluar.

Vendosini në tavë me pak largësi mes tyre.

Futini në furrë për t’i pjekur përreth 15 – 20 minuta, ose derisa të jenë mpiksur.

/agroweb.org