Qytetarja nga Vlora i dhuron spitalit respiratorin 20 mijë euro për pacientët me COVID-19

30

Një gjest solidariteti vërtet për t’u theksuar ka ndodhur sot në Vlorë, teksa një qytetare ka dhuruar një respirator për spitalin rajonal të Vlorës.

Zonja Dinore Idrizaj, ka kryer gjestin human duke i dhuruar respiratorin spitalit të qytetit të saj.

Spitali rajonal i Vlorës respiratorin e dhuruar do ta përdorë tashmë për të gjitha familjet që do të kenë nevojë, specifikisht në këto momente për të gjithë individët e prekur me COVID-19.

Respiratori do të montohet në mjete të lëvizshme për të shkuar sa më pranë individëve qe do kenë probleme me frymëmarrjen në banesat e tyre.

Respiratori është i pajisur me të gjitha pjesët që i duhet personelit mjekësor, dhe në treg ka një kosto të madhe, rreth 20 mijë euro.