Shërohet infermierja Elena, simbol i luftës kundër COVID-19

44

Shërohet infermierja Elena Pagliarini, e cila ishte fotografuar në një spital në Kremona, kur pas punës së lodhshme, e veshur me maskë mbrojtëse, doreza dhe veshje mbrojtëse, e kishte zënë gjumi përmbi tastierën e kompjuterit.

Infermierja me foton e saj emocionoi gjithë botën, dhe ishte kthyer në simbolin e luftës kundër koronavirusit në Itali.

Pesë ditë pas fotografimit, Elena 43 vjeçare ishte infektuar nga COVID-19 , dhe pas testit të parë negativ, e pret edhe një test dhe më pas ajo mund të kthehet në punë.

“Mezi po pres të kthehem në punë ”, deklaroi Elena para gazetarëve.