Realizohet me sukses ndërhyrja e vështirë tek një 71 vjeçar

18

Shërbimi i Kirurgjisë Ortopedike në Spitalin Rajonal Memorial Fier ka realizuar me sukses një ndërhyrje të vështirësisë të lartë tek një pacient 71 vjeçar.

Falë bashkëpunimit të shërbimit ambulator dhe imazherisë së avancuar u realizua në kohë diagnostikimi i rastit dhe realizimi i ndërhyrjes së vështirë ortopedike e Protezës Totale në terren të luksacionit të lartë bilateral (displazi zhvillimore). Pacienti gëzon shëndet të mirë.

Ministrja Koçiu shprehu mirënjohjen për ekipin e mjekëve kirurgë ortopedë Dr. Arsel Dizdari, Dr. Savas Camur, Dr. Krisli Serani, si dhe personelit infermieror që asistuan gjatë ndërhyrjes ortopedike, Renato Zeneli, Fjorida Ago, Gonca Kocak dhe ndihmësi i sallës Jani Joti.

Në Spitalin Rajonal Memorial të Fierit po kryhen një sërë ndërhyrjesh të vështira. I ndërtuar në një kohë rekord me investim të Republikës së Turqisë, ky spital ofron shërbime të nivelit terciar, për të gjithë rajonin e Jugut. Me një kapacitet 150 shtretër, në këtë spital aplikohet për herë të parë modeli i autonomisë spitalore.

Spitali Memorial Rajonal Fier ofron shërbimin e urgjencës, kirurgjisë, neurokirurgjisë, kirurgjisë kardiovaskulare, mjekësisë interne, kardiologjisë, neurologjisë, sëmundjeve infektive, pneumologjisë, shërbimin e ortopedisë dhe traumatologjisë.

/ata.gov.al