Rekordi/ Aeroporti “Nënë Tereza” kap shifrën e 5 milionë pasagjerëve

7

Aeroporti “Nënë Tereza” kap shifrën e 5 milionë pasagjerëve. Ky vit shënoi një rekord të numrit të pasagjerëve, duke shënuar rritje me 80%, krahasuar me vitin 2021. Kujtojmë se përmes TIA-s, ofrohen më shumë se 65 destinacione.

Pasagjerja që shënoi numrin 5 milionë përmes TIA-s, e cila udhëtonte për të vizituar vajzën e saj në Mbretërinë e Bashkuar, dhe familjen e saj, u dhuruan bileta falas për një nga destinacionet që ofron TIA.