Rekordi i ri botëror/ Ja shteti që mbolli më shumë se 350 milionë pemë në 12 orë

27

Etiopia ka mbjellë më shumë se 350 milion pemë në 12 orët e fundit. Kjo vlerësohet të jetë një rekord botëror dhe vjen si pjesë e një fushate ripyllëzimi të quajtur “Trashëgimia e gjelbër”. Nisma është marrë nga kryeministri i vendit Abiy Ahmed.

Miliona banorë të Etiopisë në të gjithë vendin ishin të ftuar të merrnin pjesë në këtë sfidë dhe brenda gjashtë orëve të para, Ahmed tha në Twitter se ishin mbjellë rreth 150 milion pemë.
“Ne jemi në gjysmën e qëllimit tonë,” tha ai duke inkurajuar për t’i dhënë një vrull të ri në orët e mbetura.

Pas periudhës 12 orëshe kryeministri njoftoi përsëri në Tëitter se Etiopia  jo vetëm që përmbushi “qëllimin e saj kolektiv GreenLegacy”, por e tejkaloi atë.

Në vitin 2017, India vendosi rekordin botëror, kur rreth 1.5 milion vullnetarë mbollën 66 milion në 12 orë.

Synimi i Etiopisë për tërë sezonin është edhe më i madh se ai. Fushata kombëtare për mbjelljen e pemëve synon mbjelljen e 4 miliardë pemëve gjatë “sezonit të shirave”,  ​​midis majit dhe tetorit.

Burimi CNN