Restaurim Urës së Katiut në Bënjë

345

Instituti i Monumenteve të Kulturës po punon për restaurimin e Urës së Katiut në fshatin Bënjë, në bashkëpunim me 28 pjesëmarrësit e Kampit Rajonal të Restaurimit.

Ura është ndërtuar në mesin e viteve 1700, ruan edhe sot funksionin esaj. Ajo është e lartë afro 7 m. Gjatësia e kalldrëmit diku te 30 m linear, ndërsa gjerësia afro 90 cm. Ura ka harkun e madh dhe një dritare jo të vogël. Punuar e gjitha me gur nga mjeshtër vendas ajo tërheq vëmendjen edhe nga ana estetike. Kjo vepër ka statusin e monumentit të kulturës.