Doni të studioni në SHBA? Ambasada jep informacionin që ju duhet

15

Për të gjithë ata që duan të studiojnë në SHBA ka një mundësi. Lajmin e bën të ditur ambasada amerikane në Tiranë.

“Nëse jeni të interesuar të thelloni arsimimin tuaj duke studiuar në Shtetet e Bashkuara? Aplikoni në Competitive College Club të Education USA Albania, një program këshillues që ndihmon studentët e shkëlqyer të shkollave të mesme të bëhen aplikantë konkurrues në kolegjet dhe universitetet amerikane.

Përgjatë gjithë vitit, pjesëmarrësit do të angazhohen në leksione, aktivitete të shërbimit në komunitet, ushtrime ndërkulturore dhe përgatitje për provime. Përmes këtyre aktiviteteve, studentët do të jenë më të përgatitur për të studiuar në Shtetet e Bashkuara si nga ana shoqërore ashtu edhe nga ajo akademike”, shprehet ambasada duke vënë në dispozicion linkun: https://bit.ly/2Mhcl3q