Revolucion digjital! 10 MILIONË dokumente janë dhënë për qytetarët nga e-Albania në 3 vite

15

10 MILIONE dokumente me vulë ose me nënshkrim elektronik janë dhënë për qytetarët nga e-Albania në vetëm 3 vite.

Një investim i mençur, që u ka kursyer  kohë, mund dhe para, pritje në radha, ecejake dhe stres  qytetarëve dhe bizneseve.

-163 dokumente me nënshkrim elektronik merren lehtësisht në e-Albania
-46 dokumente me vulë elektronike merren lehtësisht në e-Albania.

Nënshkrimi elektronik i dha zgjidhje përfundimtare qindra shërbimeve të komplikuara të tilla si; autorizimet doganore, e-lejet, vërtetime dhe autorizime të ndryshme.

Vula elektronike u dha vlerë ligjore dokumenteve duke eleminuar tërësisht printimin e tyre; Certifikatat personale, civile e gjyqsore, vërtetime të biznesit, të pensioneve, të pronësisë merren direkt në e-Albania.

Revolucion digjital!