Revolucion në teknologji/ Makinat elektrike bëhen realitet edhe për ata që s’kanë para

38

Do të duhen vetëm 5000 euro për të transformuar makinën tuaj 10 vjeçare me naftë në një makinë moderne elektrike, duke u përshtatur kështu realisht më thjeshtë edhe me rregullat dhe standardet e qarkullimit dhe makinave në Europë.

Start-up francez Transition-One ka zhvilluar një teknologji që shton një motor elektrik, bateri dhe një pult të lidhur në modelet më të vjetra të Fiat Chrysler Automobiles NV, Volkswagen AG, Renault SA dhe PSA Group për rreth 8.500 euro, ose 5,000 euro pas subvencioneve qeveritare në Francë.

“Unë jam duke u shitur njerëzve që nuk mund të përballojnë blerjen e një makine elektrike të re prej 20,000 euro”, tha themeluesi Aymeric Libeau në një intervistë gjatë ekspozimit të prototipit të tij të parë, një Renault Twingo i 2009 me një gamë elektrike drejtimi prej 180 kilometrash (112 milje ). “Ne po i shndërrojmë modelet më të shitura në Europë në makina elektrike.”

Libeau pret miratimin e rregullatorit francez dhe europian deri në fund të vitit dhe do të fillojë para-porositë në shtator për të testuar kërkesën. Prodhuesit e automjeteve po nxitojnë të prodhojnë makina elektrike për të respektuar rregullat më të rrepta për emetimet në Europë. Ndërsa shitjet janë në rritje, veturat hibride dhe me bateri, përbënin më pak se 3% të shitjeve totale të vitit të kaluar pasi çmimet e automjeteve mbeten relativisht të larta krahasuar me modelet konvencionale. (Bloomberg)