Revolucion/ Shumë shpejt do të udhëtoni me avionë elektrikë

141

Pasagjerët që janë të shqetësuar për ndikimin e udhëtimeve ajrore në mjedis, së shpejti do të kenë mundësinë të zgjedhin nje tjetër alternativë.

EasyJet, linja ajrore britanike, është zotuar të prodhojë disa avione elektrikë për të mbuluar udhëtime të shkurtra deri në vitin 2030.

Kjo do të zvogëlojë efektivisht emetimet e karbonit dhe zhurmën e avionëve gjatë udhëtimit.

Linja ajrore është në partneritet me prodhuesin amerikan Wright Electric për të ndërtuar avionët me bateri për fluturime që zgjasin më pak se dy orë.

E themeluar në vitin 2016, Wright Electric tashmë ka një aeroplan elektrik dy vendësh dhe ka në plan të nisë në fluturim një nëntë vendësh vitin e ardhshëm.

Ndërsa ka aplikuar për marrjen e patentës për prodhimin e avionëve elektrikë.

Nëse do rezultojë i suksesshëm avioni do përdoret në rrugë të njohura, si në udhëtime nga Londra në Amsterdam.

Përparimi teknologjik është “duke lëvizur shpejt”, sipas drejtorit ekzekutiv të kompanisë ajrore, Johan Lundgren.

“Nga avioni dy-vendësh, i cili tashmë është duke fluturuar, në nëntë vendësh, që do të fluturojë vitin e ardhshëm, fluturimi elektrik po bëhet realitet dhe tani mund të parashikojmë një të ardhme që nuk është ekskluzivisht e varur nga karburantet,”-tha ai. “Gama e synuar e aeroplanit elektrik është rreth 500 kilometra dhe fluturimi i parë elektrik do të bëhet nga Amsterdami në Londër.”