Flasin mjekët/ Virozat e stinës, si të kujdeseni për fëmijët dhe veten

175

Rënia e temperaturave është bërë shkak për shfaqjen e virozave tek të vegjlit.

Mjekët pediatër apelojnë prindërit që të qëndrojnë larg medikamenteve dhe ti trajtojnë fëmijët në kushtet e shtëpisë.

Kujdesi në ushqim duhet të jetë parësor, ku këshillohet konsumimi i supave dhe lëngjeve të frutave.

Mjekja pediatre Makbule Kastrati thotë se prindërit duhet ti drejtohen qendrave shëndetësore nëse konstatojnë tek fëmijët shenja si temperaturë, skuqje të lëkurës apo të vjella.

Çdo shenjë që nuk është e pranishme në ditët e zakonshme tek një fëmijë duhet t’i drejtohet qendrave shëndetësore jo spitaleve. Mos marrja e ilaçeve. Të menaxhojnë këtë situatë sa më larg farmacive. Duhet një ushqime sa më e bollshme me lënde, fruta dhe zarzavate.

Për të evituar fluksin që krijohet në Qendrën Universitare Nënë Tereza, mjekët bëjnë thirrje që shërbimi shëndetësor të merret fillimisht në Qendrat Shëndetësore të lagjes.