Rifillon sistemi i drenazhimit në Korçë, përfitojnë bujqit e Polenës

192

Bujqit e Polenës do të jenë të parët që do të provojnë efektet e rifillimit të punës në sistemin e drenazhimit. Nga rifunksionalizimi i kullimit në këtë zonë përfitojnë edhe fshatrat e tjerë të Korçës, si Qatromi dhe Voskopi.

Sistemi i kullimit nuk funksiononte prej dekadash dhe Bashkia e Korçës synon që me anë të investimeve të rikthejë sistemin e drenazhimit në funksionet e para viteve ‘90 në të gjithë fushën e Korçës.

Kullimi ndihmon bujqit me toka problematike për mbajtjen e lagështisë në dimër si dhe ndikon në rritjen normale të kulturave që mbillen në vjeshtë dhe korren në verë, si gruri, elbi dhe thekra, të cilat e kalojnë një pjesë të mirë të ciklit të tyre vegjetativ në një periudhë viti me shi dhe dëborë.