Rikthehet “Lasgushi”, “Air Albania” firmos me “Turkish Airlines”

95

Qeveria ka arritur të finalizojë marrëveshjen financiare për kompaninë e parë ajrore shqiptare “Air Albania”.

Marrëveshja është nënshkruar nga drejtori i përgjithshëm i “Turkish Airlines” dhe ministres se infrastrukturës

Sipas të dhënave janë dashur disa muaj testime si dhe përgatitje teknike për të arritur në dakortësimin financiar mes palëve.

Ndërkohë nuk ka ende një afat se kur do të nisë operimin kompania, pasi fluturimet do të varen nga procesi i certifikimit dhe njohjen ndërkombëtarisht të saj, por tashme jemi thjesht ne faze procedurash.

Kompania “Air Albania” nisi fluturimet test në Tetor të vitit të kaluar, nga Tirana drejt Stambollit. U kryen tre fluturime të tilla, me studentë, pensionistë si dhe me gazetar.