Në kuadrin e muajit të leximit, përmes nismës ”Takohemi për një libër”, është promovuar biblioteka e parë outdoor, e cila gjendet tek Parku i Liqenit. Kjo është një risi për lexuesin dhe shpresojmë të ndikojë në nxitjen e të rinjëve për të lexuar më shumë. Ideatorë të kësaj risie janë Fjoralba Caka dhe US Embassy Youth Council, ndërsa realizimi i projektit është bërë nga arch. Klaudia Llupo.
Gjatë promovimit të këtij këndi leximi, ishin të pranishme edhe ministret Nikolla, Harito dhe Kumbaro të cilat lexuan pasazhe nga autorët e tyre të preferuar.
Natyra dhe leximi shkojnë bashkë, merrni një libër dhe vizitoni këtë kënd leximi mjaft interesant.