“RoadBook”: “Mrizi i Zanave” ndër qendrat e agroturizmit më të mira në Evropë

2

Udhëtarët po i shkëmbejnë gjithnjë e më shumë hotelet me akomodimet në ferma, pasi kërkojnë hapësira më intime dhe të qeta të zhytura në natyrë, ku shërbehen prodhime vendase dhe ku mundësohen një sërë aktivitetesh në funksion të mirëqenies, shkruan Mhairi Mann në revistën britanike të udhëtimeve “RoadBook”.

Imagjinoni skenën: një mikpritës i vëmendshëm ju shërben duke hedhur me njërën dorë vaj ulliri në përbërësit e rritur në kopshtin organik aty pranë.  Ndoshta mishi po kullon në një skarë aty pranë, ndërsa ju pini një gllënjkë verë vendase i bërë nga vreshti ngjitur. Një tingull i dobët delesh që kullosin dëgjohet diku, ndërsa dielli lëviz pas një sfondi baritor të kodrave të pafundme gjithëpërfshirëse, livadheve dhe majave. Ju akomodoheni në një nga shumë dhomat, për t’u zgjuar nga natyra të nesërmen në mëngjes.

Nuk është çudi që agroturizmi po lulëzon si një alternativë e jetës së hareshme në fshat dhe ndërgjegjësimit për të qënë miqësor me mjedisin kundrejt banesave të qytetit.

Harrojeni “jetën e thjeshtë”, akomodimet në ferma në vitin 2024 janë të rafinuara, ku ndërthuren ambientet e brendshme luksoze me ushqimet organike.

Në fund të fundit, ku tjetër mund të shijoni produkte të freskëta autentike, përveçse në ferma?

Zhvillimi i agroturizmit

Tregu global i agroturizmit pritet të rritet nga 56,92 miliardë dollarë në 2023 në 60,89 miliardë dollarë në 2024, dhe 79,9 miliardë dollarë deri në vitin 2028, sipas Raportit të Tregut Global të Agroturizmit 2024.

Agroturizmi ndihmon në uljen e varfërisë rurale duke i lejuar fermerët dhe punëtorët e bujqësisë të diversifikojnë biznesin e tyre duke u ofruar vizitorëve mikpritje gjatë natës dhe një sërë aktivitetesh që përfshijnë vjeljen e ullirit, prodhimin e djathit dhe bletarinë.

Claus Sendlinger, themeluesi i rrjetit “Design Hotels”, citohet të ketë thënë shpesh: “Shtëpia në fermë është fusha e golfit të shekullit të XXI”.

Fermat më të mira gjenden në Evropë

Akomodimet në ferma në Evropë u bënë të njohura në vitet 1970, veçanërisht në Spanjë dhe Itali. Një tendencë në rritje e akomodimeve në ferma po shfaqet në Greqi dhe Shqipëri, ndërsa Sllovenia dhe Portugalia gjithashtu ofrojnë një rrjet të lulëzuar ofertash të përballueshme.

 Mrizi i Zanave Agroturizëm, Shqipëri

Më i miri për: Ambjente gjithëpërfshirëse, kuzhinë të shijshme shqiptare

Adresa: Rruga “Lezhë – Vau i Dejës”, Fishtë, Lezhë 4505, Shqipëri

Çmimi: Nga 60 euro nata

Kjo fermë familjare e vendosur në një fshat të largët në veri të Shqipërisë përshkohet nga ngrohtësia dhe mikpritja.

Shtëpia e fermës origjinale është rinovuar me dhoma me mure xhami që shfaqin pamje gjithëpërfshirëse baritore, ndërsa patat mblidhen në ullishtat e mbuluara nga dielli dhe punëtorët me veshje tradicionale shqiptare mbledhin prodhime të freskëta në fusha.

Restoranti i famshëm, i cili është i popullarizuar nga vendasit, nuk ka menu dhe vaktet bazohen në atë që ofrohet atë ditë.

Porosisni një vakt të plotë me ushqime organike shqiptare për më pak se 45 euro, si peshq të egër, pulë të pjekur në hell, domate turshi dhe djathëra të bëra vetë.

/ata.gov.al