Rreth tetë mijë mjete mbi 22-vjeçare u çregjistruan në 2024-ën

2

Rreth 17% e mjeteve të regjistruara për herë të parë në vitin 2024 në Shqipëri, janë elektrike, ndërsa u çregjistruan në mënyrë të përhershme tetë mijë mjete, të cilat ishin me moshë mbi 22-vjeçare.

Numri i mjeteve elektrike në vend ka arritur në mbi 6300.

E tërë flota e mjeteve elektrike, që përfshin all electric dhe hibride është në shifrat e 12.424 mjeteve në 2024. Kjo shifër është 76% më shumë se 2023. Nëse i referohemi vetëm mjeteve elektrike, shifrat kanë arritur në 6378 mjete, ose 92% më shumë se 2023. Muaji tetor ka qenë rekord për regjistrimin e mjeteve elektrike, me 355 të tilla.

Flota e mjeteve që qarkullojnë në vend është e rinovuar, pasi një pjesë e mirë e mjeteve të regjistruara për herë të parë gjatë 2024 i përkasin gjeneratës së fundit.

Deri në dhjetor të 2024-ës ka pasur 99.441 regjistrime, 27% regjistrime më shumë se viti i parë. Mjetet që janë importuar gjatë 2024 janë mjete me një vjetërsi mesatarisht 10-vjeçare. 17 mijë mjete të importuara janë të gjeneratës së re, 0-3 vite. Mjetet me vjetërsi 9-15-vjeçare, përbëjnë rreth 53% të tregut. Mjetet e kategorisë mjedisore Euro5 dhe mbi Euro5 në vitin e fundit përbëjnë mbi 65% të regjistrimeve.

Referenca: ata.gov.al